Rreth 351 mijë të vdekur që nga fillimi i pandemisë në SHBA

Numri i personave të vdekur nga COVID-19 në SHBA është rritur në 350.908, prej të cilëve 4.304 kanë humbur jetën në 24 orët e fundit.

SHBA vazhdon të mbetet vendi me numrin më të lartë të rasteve të konfirmuara dhe të viktimave.

Të dhënat nga faqja e internetit “Worldometer” tregojnë se në 24 orët e fundit, numri i të infektuarve me koronavirus në SHBA është rritur për 246.180, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 20.225.939.

Ndërkaq, në mbarë vendin, deri më tani janë shëruar mbi 12 milionë të infektuar, ndërsa numri i testeve ka shkuar në mbi 251,8 milionë.

Aktualisht, shteti i Kalifornisë është më i godituri në SHBA, me mbi 2,26 milionë raste të konfirmuara, ndërkohë që numri më i lartë i vdekjeve është regjistruar në New York, me gjithsej 37.868 viktima.

Pas SHBA-së, numrin më të madh të të infektuarve e kanë regjistruar India me mbi 10,26 milionë raste dhe Brazili me mbi 7,61 milionë./topchannel

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *