7 vdekje dhe 414 raste të reja me koronavirus në Maqedoninë e Veriut

Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë kryer gjithsejtë 1619 teste, ndërsa janë regjistruar 414 raste të reja me Kovid-19. Shkup-187, Kumanovë-10, Dibër-10, Shtip-7, Prilep-17, Tetovë-12, Strugë-7, Veles-10, Manastir-12, Ohër-28, Kavadar-24, Gostivar-12, Gjevgjeli-4, Strumicë-10, Kriva Pallankë-7, Radovish-4, Krushevë-1, Koçanë-10, Probishtip-2, Demir Hisar-1, Makedonski Brod-1, Pehçevë-1, Berovë-3, Vallandovë-1, Vinicë-2, Sveti Nikollë-1, Kërçovë-9, Resnjë-7, Negotinë-14.

Ndërkohë Instituti i Shëndetit Publik ka regjistruar 496 raste të të shëruarve dhe 7 pacientë të cilët e kanë humbur betejën me Kovid-19, prej tyre tre janë nga Shkupi, një nga Velesi, një nga Manastiri, një nga Ohri dhe një pacient nga Koçani.

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

One thought on “7 vdekje dhe 414 raste të reja me koronavirus në Maqedoninë e Veriut

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *