Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski natën e vitit të ri e vlerësoi si të qetë pa shkelje serioze të rendit dhe qetësisë publike. Ai tha se janë regjistruar 16 vepra penale, prej të cilat më së shumti në Tetovë. Bëhet fjalë për dhunë, vjedhje dhe shkelje të masaver për mbrojtje nga coronavirusi.

“Në përgjithësi kishim një natë të qetë në gjithë shtetin, pa shkelje të rendit dhe qetësisë pubilike. Në gjithë territorin e vendit janë regjistruar 16 vepra penale prej të cilave pesë janë në SPB Tetovë, nga tre në SPB Shkup, SPB Strumicë dhe SPB Ohër dhe nga një në SPB Veles dhe SPB Shtip. Prej tyre, pesë janë vepra penale të mosveprimit sipas udhëzimeve shëndetësore në kohë pandemie të konstatuara përmes kontrolleve në objekte hotelerike, tre vjedhje të rënda, dy për drogë, një grabitje dhe një lëndim i rëndë trupor, përkatësisht dhunë dhe sulm ndaj personit zyrtar.

Sipas ministrit Spasovski janë regjistuar edhe 13 ndërhyrje.

“Nga policët janë evidentuar vetëm 13 kundërvajtje në shtet”, tha Spasovski./Telegrafi/