Engel nesër largohet nga Kongresi, në fjalimin lamtumirës përmend Kosovën

Miku i madh i shqiptarëve Eliot Engel nesër largohet nga Kongresi amerikan pas 32 vjetësh.

“Pas 32 vjetëve të shkëlqyeshme, sot është dita ime e fundit si anëtar i Kongresit. Ka qenë nder jetësor t’u shërbej njerëzve të Bronxit dhe Westchesterit dhe jam përjetësisht falënderues që më u ofrua mundësia t’ju përfaqësoj në Uashington. Faleminderit që më keni dhënë besimin e juaj”, ka shkruar Engel në Facebook.

Ai ka postuar fjalimin që e mbajti më 17 dhjetor, ku foli edhe për Kosovën për të cilën tha se ka një vend të veçantë në zemrën e tij.

“Gjithmonë kam pasur një vend të veçantë në zemrën time për Ballkanin dhe në veçanti për Kosovën. Në vitin 1999, e kam përkrahur fuqishëm intervenimin e administratës Clinton në Ballkan. Ne e dimë se parandaluam gjenocidin. Që nga atëherë kam qenë përkrahës i sovranitetit të Kosovës dhe pavarësisë. Shteti ka bërë hapa të jashtëzakonshëm dhe njihet nga SHBA, Britania e Madhe, Franca, Gjermania, Japonia dhe shumë shtete tjera të rëndësishme”, u shpreh Engel.

Ndryshe, Engel së fundi ishte kryetar i Komitetit për Politikë të Jashtme në Dhomën e Përfaqësuesve. Tch/

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

2 thoughts on “Engel nesër largohet nga Kongresi, në fjalimin lamtumirës përmend Kosovën

  • 10/17/2021 at 18:10
    Permalink

    1. Kenali dengan jens type permainan yang
    telah diambil dimulai dari beberapa langkah untuk bermain, ketetapan dan ketetapan permainan dan pelaksanaan untuk permainan tahu dan untuk di lalui segala
    kesemuaannya janganlah sampai kalian separuh-tengah tapi perlu dengan setahap dan kerjakan sedikit untuk
    sedikit.

    Reply

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *