Regjistrohen 237 raste të reja me Kovid-19, ndërruan jetë 8 pacientë

Nga 1525 teste të kryera në 24 orët e fundit, janë regjistruar 237 raste të reja të të infektuarve me Kovid-19, ndërsa 8 pacientë kanë humbur betejën. Ndërkohë që edhe sot numri i të shëruarve është shumë i lartë në krahasim me numrin e të infektuarve. Janë shëruar gjithsejtë 460 pacientë.

“Në 24 orët e fundit janë kryer 1525 teste prej të cilave 237 kanë rezultuar pozitiv ndaj Kovid-19 dhe atë në Shkup-123, Kumanovë15, Dibër-1, Shtip-4, Prilep-8, Tetovë-7, Strugë-11, Veles-5, Manastir-5, Ohër-13, Kvadar-11, Gjevgjeli-6, Strumicë-5, Kriva Pallankë-3, Radovish-2, Koçanë-3, Probishtip-1, Demir Hisar-1, Berovë-2, Vinicë-1, Sveti Nikollë-1, Kërçovë-2, Resnjë-1 dhe Negotinë-6”, njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë.

Ndërkohë që kanë ndërruar jetë 8 pacientë dhe atë një nga Shkupi, dy nga Kumanova, një nga Shtipi, një nga Manastiri, një nga Ohri, një nga Radovishi dhe një nga Koçani./alsatm

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

81 thoughts on “Regjistrohen 237 raste të reja me Kovid-19, ndërruan jetë 8 pacientë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *