UJH: Mbi 84 milionë të prekur nga koronavirusi në gjithë botën

Sipas Universitetit Johns Hopkins, numri i tëprekurve nga koronavirusi e ka kaluar shifrën 84 milionë në gjithë botën. Shtetet e Bashkuaravazhdojnë të kenë më shumë raste se çdo vend tjetër me më shumë se 20 milion infeksione, afërsisht një e katërta e rasteve në botë. India kashifrën e dytë më të lartëë, me më shumë se 10 milion raste, pasuar nga Brazili me 7.7 milion.

Zyrtarët britanikë të shëndetësisë po riaktivizojnëspitalet e urgjencës që u ndërtuan në fillim tëpandemisë ndërsa vendi përballet me përhapjen e një varianti më infektiv të koronavirusit.

Një zëdhënëse e Shërbimit Shëndetësor Kombëtartë Britanisë tha se punonjësit shëndetësorë popërgatiten të rihapin spitalet Nightingale tëLondrës nëse paraqitet nevoja, sipas agjencisë sëlajmeve Reuters. Spitalet e përkohshmeNightingale u ngritën nga ushtria në zona përrethqytetit dhe kanë qëndruar në gatishmëri pasi nuku përdorën edhe aq shumë gjatë valës së parë tëkoronavirusit.

Të premten, Britania regjistroi 53,285 raste të rejame COVID-19. Kjo shifër është disi më e ulët se rekordi i ditës së mëparshme prej 55,892infeksionesh, por është dita e katërt me radhë qëinfeksionet e reja kanë kaluar shifrën 50,000. Kyështë rreth dyfishi i numrit ditor krahasuar me vetëm disa javë më parë.

Zyrtarët britanikë të shëndetësisë thonë se rritjanë raste të reja është rezultat i variantit të ri tëkoronavirusit, i cili është më ngjitës.

Identifikimi i tij ka çuar në bllokime të reja nëBritani, si dhe kufizime globale për udhëtarët ngaBritania.

New York Times njoftoi të premten se 33 vendekanë zbuluar tani variantin e ri të koronavirusitdhe më shumë se 40 vende kanë ndaluar udhëtarëtqë vijnë nga Britania. voa/

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *