Britani, themeluesi i WikiLeaks-it nuk do të ekstradohet në SHBA

Gjykata Qendrore Penale, në një proces që zgjati disa muaj, dha vendimin që Julian Assange nuk mund të ekstradohet për shkak të shqetësimeve mbi shëndetin e tij mendor

Gjykata britanike vendosi që themeluesi i WikiLeaks-it, Julian Assange, nuk do të ekstradohet në SHBA, transmeton Anadolu Agency (AA).

Gjykata Qendrore Penale, në një proces që zgjati disa muaj, dha vendimin që Assange nuk mund të ekstradohet për shkak të shqetësimeve mbi shëndetin e tij mendor.

Qeveria e SHBA-së do të ketë 14 ditë për të parashtruar ankesë.

Assange do të përballej me 18 akuza për hakimin e kompjuterëve të qeverisë amerikane dhe shkelje të ligjit të spiunazhit nëse do të ekstradohej në SHBA, me një dënim të mundshëm me burg prej 175 vjetësh.

Ai u tërhoq nga godina e ambasadës së Ekuadorit në Londër në vitin 2019, ku u strehua për më shumë se shtatë vjet.

Policia britanike tha se ai u arrestua pasi nuk u paraqit në gjykatë në vitin 2012, si dhe në emër të SHBA-së për shkak të një urdhri ekstradimi.

Më pas, ai u shpall fajtor për thyerjen e kushteve të tij të lirimit me kusht në vitin 2012 pasi nuk iu dorëzua shërbimeve të sigurisë të caktuara nga Gjykata në Westminster dhe iu caktua një dënim me burg 50-javor./AA

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *