Mashtrim për viza pune në Gjermani, arrestohet një person nga Deçani

Është arrestuar një person në Deçan pasi që kishte mashtruar katër persona se do t’iu rregulloj viza pune për në Gjermani.

Policia e Kosovës njofton se i dyshuari në 2017-tën kishte mashtruar katër personat për çka ua kishte marrë nga 1 mijë e 500 euro secilit.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti në vitin 2017 nga të katër ankuesit meshkuj kosovarë kishte marrë nga 1.500 (një mijë e pesë qind) € duke ju premtuar se do t’ju rregulloj viza pune për në Gjermani”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me urdhër të së cilit pas intervistimit i dyshuari dërgohet në ndalim policor për 48 orë. Rasti vazhdon të hetohet.

 

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

289 thoughts on “Mashtrim për viza pune në Gjermani, arrestohet një person nga Deçani

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *