Mutacioni i rrezikshëm i covid 19 shumë afër, rastet e para në Greqi

Lajmi bëhet publik nga burime qeveritare,të cilat pohuan se 4 nga 6 raste të dyshuara kanë mbërritur në Athinë nga Britania e madhe mbrëmjen e së mërkurës së kaluar dhe pasi janë diagnostikuar pozitivë gjatë marrjes së rapid test në momentin e mbërritjes në aeroportin Elefterios Venizelos të Athinës ,janë dërguar në hotel karantine nën masa të izolimit total.

Në vazhdim të katër udhëtarët e fluturimit nga Londra në Athinë të së mërkurës,është kryer edhe testi pcr,rezultatet e të cilëve kanë konfirmuar mutacionin më agresiv të virusit,të zbuluar rishtaz në Angli.

Autoritetet Greke janë vënë në alarm dhe kanë nisur gjurmimin e kontakteve të 4 udhëtarëve,ndërsa janë marrë masa shtesë për dezifektimin e ambienteve në të të cilin kanë qëndruar ata në aeroport para dhe pas marrjes së kampionëve të rapid test.

Sipas mediave Greke,kjo ka qenë edhe arsyeja që e detyroi qeverinë greke të anunçojë me urgjencë një lock down të rreptë nga data 3-11 janar,me qëllim kufizimin sa më shumë mundet të përhapjes së këtij mutacioni të virusit vrastar. Tch/

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

36 thoughts on “Mutacioni i rrezikshëm i covid 19 shumë afër, rastet e para në Greqi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *