Aksident në Kosovë, 1 i vdekur 6 të plagosur

Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në rrugën Arllat-Malishevë mbrëmjen e djeshme. Në këtë aksident janë përfshirë katër automjete ndërsa kanë të mbetur të lënduar edhe 6 persona të tjerë.

Zëdhënësja e Drejtorisë Rajonale të Policisë së Prishtinës, Flora Ahmeti, tha se të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor ndërsa ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:30.

“Rreth orës 20:30, në rrugën Arllat-Malishevë ka ndodhur një aksident trafiku ku kanë qenë të përfshira 4 automjete. Bazuar në të dhënat e deritanishme, si pasojë e aksidentit janë lënduar shtatë persona. Njëri nga personat e lënduar nuk ka arritur të përballojë plagët dhe i njëjti ka ndërruar jetë.

Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje. Personat e tjerë janë dërguar për tretman mjekësor ndërkohë që me hetimin e rastit po merren hetuesit rajonal të komunikacionit rrugor”- deklaroi Ahmeti.

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

262 thoughts on “Aksident në Kosovë, 1 i vdekur 6 të plagosur

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *