Biznesmenët: Pakoja e pestë të përdoret për të amortizuar humbjet e kompanive

 

 

 

 

 

Pakoja e pestë e paralajmëruar e masave ekonomike duhet të synojë vetëm ata që janë prekur më shumë nga kriza, apelon komuniteti i biznesit. Para se ta miratojë, Qeveria duhet së pari të analizojë sektorët e prekur që ndihma të arrijë në vendin e duhur. Biznesmenët thonë që në hartimin e pakos së pestë të masave duhet të përfshihen edhe odat ekonomike.

Masat duhet të hartohen për t’i mbajtur bizneset në jetë në këto kohë të vështira dhe ato janë të ndryshme në çdo segment. Disa kompani punojnë me vështirësi, po fitojnë por kanë problem me likuiditetin, disa janë të kufizuara për shkak të vendimeve të mbylljes, duhet të paguhen rroga, disave t’u shtyhen kreditë, disave duhet t’u ndihmohet për të investuar në mënyrë që t’u rikthehet potenciali -tha Anatol Kutrevski, Drejtor i Përgjithshëm i një ndërmarrje të madhe.

Ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme kanë nevojë për ndihmë të pakushtëzuar pa numër të madh kriteresh që do duhet t’i plotësojnë.

Ne kemi nevojë për mbështetje të shpejtë dhe të pakushtëzuar pa shumë kritere kufizuese që na e vështirësojnë procesin e aplikimit. Mbështetja financiare për pagimin e rrogave duhet të jetë e pakushtëzuar, shtyrja e të gjitha detyrimeve tatimore, akontacione të tatimit të fitimit, TVSH-së, paraqitjet – deklaroi Aleksandra Andreeva, pronare e një kompanie të vogël.

Në ditët e fundit të vitit të kaluar, Qeveria paralajmëroi pakon e pestë të masave ekonomike, të cilat do të krijohen përmes konsultimit me Sindikatat dhe Odat Ekonomike. Në buxhetin e këtij viti, për këtë qëllim për programin Kovid janë rezervuar 50 milion euro, por nëse vazhdon pandemia edhe më tej, para për ndihmë shtesë do të gjenden përmes rishikimit të buxhetit.

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

279 thoughts on “Biznesmenët: Pakoja e pestë të përdoret për të amortizuar humbjet e kompanive

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *