Izraeli autorizon përdorimin e Moderna’s

Shteti aziatik do të fillojë vaksinimin anticovid me vaksinën e prodhuar nga Moderna.

Ministria e Shëndetit e Izraelit ka autorizuar vaksinën e krijuar nga prodhuesi amerikan i ilaçeve Moderna Inc, thanë kompania dhe një zyrtar izraelit, duke shënuar autorizimin e tretë rregullator të vaksinës dhe të parën jashtë Amerikës së Veriut.

Ministria e Shëndetësisë së Izraelit ka siguruar 6 milion doza dhe dërgesat e para pritet të fillojnë në janar,” tha Moderna në një deklaratë të hënën.

Ministri i Shëndetësisë, Yuli Edelstein tha se nuk kishte njohuri për dërgesat që mbërrinin këtë muaj.

Ne me siguri do të shohim dërgesën nga kompania brenda dy muajsh“, u tha Edelstein gazetarëve. “Sapo vaksinat të mbërrijnë ne do t’i përdorim ato me kënaqësi.

Moderna ka marrë autorizim për vaksinën antiCovid-19 në Shtetet e Bashkuara dhe Kanada dhe autorizimet po shqyrtohen në Bashkimin Evropian, Singapor, Zvicër dhe Britani.

Izraeli ka filluar të vaksinojë popullsinë e tij në një nga nivelet më të shpejta në botë, dhe synon të arrijë të gjithë qytetarët e rrezikuar deri në fund të janarit. Autoritetet filluan vaksinimet në 19 dhjetor duke përdorur vaksinë e prodhuar nga Pfizer dhe BioNTech.

Izraeli, i cili ka një popullsi prej rreth 9 milion, ka raportuar më shumë se 450,000 raste COVID-19 dhe 3,448 vdekje nga sëmundja.

Burimi: Reuters

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

331 thoughts on “Izraeli autorizon përdorimin e Moderna’s

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *