Maqedoni, shpallet konkurs për bursë për qëndrime të shkurta studimor në Britani të Madhe

Fondi i Britanisë së Madhe për Bursa ndan deri në 6 bursa për qëndrime të shkurtra studimore (nga 1 – 3 muaj) për hulumtuesit e rinj nga Republika e Maqedonisë së Veriut në institucionet përkatëse të arsimit të lartë dhe hulumtimit shkencor në Britaninë e Madhe për vitin 2021

Nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës thonë se bursa është 900 fund në muaj për universitetet jashtë Londrës dhe 1000 funta për institucionet në Londër për të mbuluar shpenzimet e akomodimit dhe ushqimit, ndërsa shpenzimet e udhëtimit i mbulon kandidati.

Kushtet për aplikim:

– Të kenë përfunduar studimet universitare akademike të ciklit të parë me notë mesatare mbi 8.00;

– Njohja e shkëlqyeshme e gjuhës angleze;

– Të mos jetë mbi moshën 30 vjeç;

– Të posedoj pëlqim të siguruar nga një institucion i përshtatshëm nga Mbretëria e Bashkuar për realizimin e qëndrimit studimor.

Dokumentet e kërkuara për aplikim:

1. Lutje , përfshirë adresën e banimit, e-meil adresën dhe nr . e telefonit ;

2. Biografi (CV);

3. Propozim Programi për hulumtim, në njërën anë, formati A4;

4. Pëlqimi i institucionit nga Britania e Madhe për të pranuar qëndrimin studimor;

5. Kopjen e diplomës për arsimin e përfunduar;

6. Dy rekomandime nga profesorë ose hulumtues universitarë, në zarfe të vulosura ;

7.Vërtetim për njohjen e gjuhës angleze (TOEFL, IELTS ose të ngjashme) dhe

8. Aplikimi i plotësuar (nga www.britishscholarshiptrust.org) dhe dy fotografi.

Aplikimi i plotësuar dhe dokumentet e tjera të nevojshme të dorëzohen në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, në gjuhën angleze , në adresën: rr. „Shën Kirili dhe Metodi ”, nr. 54, 1000 Shkup, Njësia për Bashkëpunim Ndërkombëtar në Arsim dhe Shkencë ndërsa afati i fundit për dorëzimin e dokumenteve është deri më 1 mars 2021.

Informacionet më të hollësishme gjenden në : www.britishscholarshiptrust.org ose përmes postës elektronike: aleksandar.tutnovski@mon.gov.mk.

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

One thought on “Maqedoni, shpallet konkurs për bursë për qëndrime të shkurta studimor në Britani të Madhe

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *