Roma në bisedime për transferimin e Zeki Celik për 15 milionë euro

Roma i ka nisur bisedimet me Lille për transferimin e Zeki Celik – raporton Sky Sport Italia.

23-vjeçari ka kontratë me klubin francez deri në vitin 2023, ndërsa këtë edicion i ka regjistruar 15 paraqitje në të gjitha garat.

Giallorossët duan ta transferojnë mbrojtësin e djathtë gjatë këtij muaji, ndërsa Lille kërkon 15 milionë euro për shërbimet e tij.

Menaxheri i ri gjeneral i Romës, Tiago Pinto, ka arritur në Trigoria për të diskutuar lidhur me strategjitë për transferim në afatin kalimtar dimëror.

Futbollisti turk, pos në nivel klubi, e përfaqëson edhe kombëtaren, me të cilën ka regjistruar 18 paraqitje. /Telegrafi/

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *