Buzmi festohet me numër të ulët besimtarësh

Me numër të reduktuar të besimtarëve në distancë dhe me maska, në Kishën e madhe në Shkup u festua Buzmi. Kumbari i këtij viti i manifestimit ishte epidemiologu Nikolla Panovski i cili i porositi qytetarët të kenë durim dhe të shpresojnë që ky vit do të jetë më i mirë se ai i mëparshmi.

 

“Çdo ditë do të jetë më e lehtë se dita e mëparshme. Vetëm edhe pak durim që të mos e prishim punën në fund.  Do të kemi një vit më të mirë dhe vitin e ardhshëm do të mblidhemi ashtu siç i ka hije Buzmit, këtu për të kërcyer valle e muzikë, madje të pimë edhe nga pak raki – deklaroi Nikolla Panovski – kumbar i Buzmit.

 Tradicionalisht, kumbari dhe familja e tij, bashkë me vazon e Buzmit u larguan me karrocë.

Në kushte të epidemsë, degët e Buzmit në Kishën e madhe u shpërndanë në hyrjen kryesore të kishës dhe para kambanores, ndërsa munguan grupet tradicionale të fëmijëve si paralajmërues të festës së nesërme të Krishtlindjes./alsatm

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

529 thoughts on “Buzmi festohet me numër të ulët besimtarësh

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *