Vaksina, shpresë për bizneset turistike në vend

Punonjësit e turizmit besojnë se pa të ashtuquajturat pasaporta të Kovidit ose kartat e vaksinimit, nuk do mund të imagjinohen udhëtimet turistike, pas hapjes së kufijve dhe tejkalimit të krizës me kovid 19.

 

Unë jam i bindur se do të ketë  kartë vaksinimi, me të cilën do të dihet nëse njerëzit e kanë kaluar kovidin, me të gjitha analizat serologjike, me numrin e antitrupave, igm. Do të ketë të dhëna edhe për vaksinimin- deklaroi Diell Agolli – pronar i apartamenteve private.

Ai thotë se vendi konsiderohet si një ndër destinacionet më të lira në krahasim me shumë vende tjera dhe kjo duhet të shfrytëzohet.

Me vetë atë që 50% e popullsisë në Evropën Perëndimore pritet të vaksinohen deri në maj, ne mund të presim që pas asaj mbyllje që edhe vetë këta njerëz përjetuan në vitin 2020, do të kërkojnë  destinacion ku do munden të kalojnë me shumë më pak para sesa në destinacionet e tyre tradicionale. Dhe ne realisht jemi destinacioni më i lirë- pohoi Diell Agolli – pronar i apartamenteve private.

 

Punonjësit e turizmit shpresojnë që viti 2021 të jetë vit i mirë për turizmin.

Tani për tani, paralajmërimet janë të mira. Dhe tregu i huaj shpreson që gjërat të kthehen të paktën siç ishin në vitin 2019, kur kemi pasur një sezon vërtetë shumë të suksesshëm. Do shohim se si do zhvillohet situata me pandeminë dhe vaksinat,  të dimë se me çfarë do të ballafaqohemi. Kryesisht këto janë aranzhimet që kthehen nga vitet e mëparshme, Holandezë, Polakë- tha Ana Jançeva-menaxhere hoteli.

Viti që lamë pas ishte një nga vitet më të vështira në historinë e turizmit në Maqedoninë e Veriut./alsatm

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

411 thoughts on “Vaksina, shpresë për bizneset turistike në vend

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *