79-vjeçarja humb jetën në një aksident në rrugën Kumanovë-Kriva Pallankë

Një 79-vjeçare ka ndërruar jetë si pasojë plagëve të marra nga një aksident në rrugën magjistrale Kumanovë-Kriva Pallankë, transmeton Alsat.

Aksidenti ka ndodhur mbrëmjen e djeshme rreth orës 17:20 në vendin e quajtur “Livadi”.

Makina e tipit “Citroen Berlingo” me targa të Kumanovës, e që po drejtohej nga 66-vjeçari L.M. nga Kumanova, ka goditur 79-vjeçaren B.M. nga Kumanova.

Pas aksidentit B.M. fillimisht është shtruar në Qendrën Emergjente në Kumanovë, pas çka është transferuar në Qendrën Klinike në Shkup, ku si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në ora 23:30.

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *