BDI-ja nuk komenton gjobat e funksionarëve

Policia ua dërgoi të gjitha 15 gjobat zyrtarëve të BDI-së për festimin e ditëlindjes së liderit të partisë Ali Ahmeti, pa maska. Dje, policia në adresat e shtëpisë dërgoi urdhërpagesa me vlerë prej 20 eurove për tetë persona, mes tyre edhe Ahmeti, Artan Grubi, si dhe Bujar Osmani. Shtatë të tjerat u dorëzuan sot. Ministria e Brendshme i dërgoi vërejtje dënimi edhe Nazim Bushit, Zëvendës Ministrit të Policisë. U përpoqëm të pyesnim BDI-në nëse dhe kur do t’i paguajnë gjobat, Nëse paguajnë shpejt, zyrtarët do të kursejnë nga 10 euro secili.

Gjobat për mosmbajtje të maskës

10 euro gjobë nëse paguajnë brenda shtatë ditëve

20 euro gjobë nëse paguajnë pas shtatë ditëve

Derisa policia shqiptoi gjobat prej 20 eurosh, sepse zyrtarët e BDI-së u fotografuan dhe nuk vunë maska, nesër pritet që Inspektorati i Punës të shkojë në Ministrinë e Sistemit Politik dhe Marrëdhënieve Ndërmjet Bashkësive. Inspektimi do të bëhet në ndërtesën e re barok prej 14 milion eurosh, ku ndodhen ambientet e reja të punës së ministrisë kryesuar nga zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi. Dje, ai kërkoi nga shteti të ndëshkojë funksionarët, të cilët, përveç ceremonisë së hapjes së objektit të ri, bënë edhe një aheng të vogël për ditëlindjen për kreun e BDI-së, i cili mbushi 62 vjet, tre ditë më parë. Për më tepër, inspektimi duhet të përgjigjet nëse funksionarët do të ndëshkohen për shkak të ndalimit të grupimit të më shumë se katër personave, si brenda ashtu edhe jashtë. Aktivisti Marjan Nenov ngriti padi penale kundër funksionarëve, pasi Ministri i Brendshëm Oliver Spasovski u kërkoi qytetarëve të raportonin tubime të më shumë se katër personave, në një numër telefoni të veçantë./alsatm

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

24 thoughts on “BDI-ja nuk komenton gjobat e funksionarëve

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *