Besimtarët ortodoksë festojnë Krishtlindjet

Të krishterët ortodoks në vendin tonë festuan Lindjen e Krishtit. Liturgjitë u mbajtën në të gjithë tempujt e Kishës Ortodokse. Liturgjia qendrore u mbajt në Katedralen “Shën Klimenti i Ohrit” në Shkup. Nga këtu kryepeshkopi i Ohrit dhe Maqedonisë z.z. Stefan Stefani mbajti liturgjinë për Shën Vasilin e Madh. Me këtë rast, kryepeshkopi në mesazhin e tij dërguar besimtarëve ortodoks, ka uruar paqe dhe bekim nga Zoti. Ai mes tjerash shtoi se gjendja me pandeminë të cilën e përjeton e gjithë bota, ka dëshmuar se sa i pafuqishëm është njeriu, përkundër gjithë vetëbesimit të tij dhe përkundër të gjitha arritjeve dhe njohurive të tij. Gjatë liturgjisë qendrore në Katedralen e Shkupit, kishte numër të madh të besimtarëve, mes të cilëve vëreheshin edhe qytetar pa maska por edhe pa u respektuar distanca dhe protokolli anti Covid.

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

158 thoughts on “Besimtarët ortodoksë festojnë Krishtlindjet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *