Japoni, dhjetëra të vdekur si pasojë e reshjeve intensive të borës

Të paktën 29 persona kanë humbur jetën si pasojë e reshjeve intensive të borës, ndikimi i të cilës është ndjerë në 3 javët e fundit në të gjithë Japoninë.

Sipas lajmit të transmetuesit publik NHK, deri më tani 29 persona kanë humbur jetën nga reshjet e borës që vazhdojnë që nga mesi i dhjetorit.

Për shkak të kushteve të këqija të motit në mbarë vendin janë anuluar mbi 400 fluturime, ndërsa në rajonin Yamagata janë pezulluar deri në fund të javës udhëtimet e trenave të shpejtë.

Pas reshjeve të borës që arritën në nivel rekord në zonën Yokote në rajonin Akita në veri, u dërguan për operacione të kërkim shpëtimit personel i Forcave të Vetëmbrojtjes (SDF), transmeton Anadolu.

Agjencia Meteorologjike e Japonisë (JMA) njoftoi se krahasuar me periudhën në festën e Vitit të Ri, në vend ka hyrë një mot i ftohtë më efektiv dhe se reshjet intensive të borës priten deri në fundjavë.

Ndërkohë janë bërë paralajmërime për rrezik të ortekëve në rajonet Tohoku dhe Hokuriku ku thellësia e borës vazhdon të jetë 3 herë më e lartë se normalja.

Sipas JMA, pas reshjeve intensive që vazhdojnë përgjatë brigjeve të Detit të Japonisë parashikohet që trashësia e borës të arrijë 120 centimetra në një ditë.

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

2 thoughts on “Japoni, dhjetëra të vdekur si pasojë e reshjeve intensive të borës

  • 09/29/2021 at 20:08
    Permalink

    416749 2744You should participate in a contest for among the top blogs on the web. I will suggest this internet web site! 22305

    Reply
  • 09/25/2021 at 07:56
    Permalink

    Hi friends, how is everything, and what you wish for to say about this
    paragraph, in my view its truly awesome designed for me.

    Reply

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *