Koalicioni ASH-AAA: Qytetarët përpos dhimbjes për humbjen e të afërmve nga COVID-19, detyrohen të paguajnë shuma të majme për varrim

Nëpërmjet një njoftimi të koalicionit opozitar ASH-AAA thuhet se “çdo ditë jemi dëshmitar që Qeveria Zaev 2, është një orkestër e ç’akorduar dhe e desinkronizuar”.

Sipas tyre, qytetarët kanë mbetur në mëshirë të fatit, pa trajtim adekuat shëndetësor dhe se, siç thonë ata, pa punë dhe varfëria dita ditës troket në familjet tona.

“Sipas të gjitha statistikave, Maqedonia e Veriut është me vdekshmëri më të madhe nga COVID19 dhe përveç problemeve të shumta, familjarët janë të detyruar të ndajnë mjete të majme për funeralet e të vdekurve nga kjo sëmundje”

“Sipas informatave që i kemi, kompani të ndryshme funeralesh e kanë keqpërdorur situatën dhe për shërbimet e tyre kanë kërkuar nga minimum 25.000 deri në 120.000 denarë, çmim ky i lartë, sepse ka pasur nevojë për një qese të veçantë PVC, në të cilën është mbështjellë trupi i të ndjerit, si dhe një arkivol prej kallaji, duke u bazuar,sipas tyre në një protokoll inekzistent, i cili sipas Inspektoratit Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor nuk ekziston fare”, shprehen nga ASH-AAA.

Ata pyesin pse MSH për nëntë muaj ka lejuar një gjë të tillë dhe ka lejuar plaçkitjen e qytetarëve dhe në çfarë llogarie janë paguar paratë nga ana e qytetarëve për qesen PVC dhe arkivolin me trupin e të ndjerit nga COVID-19.

“Cilat janë kompanitë e kontraktuara nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë, për plaçkitjen e qytetarëve”, thonë nga ASH-AAA.

Ata kërkojnë të ndërpritet kjo vjedhje klasike nga Qeveria dhe e njëjta të hartojë protokoll për varimin e të vdekruve nga COVID-19.

“Familjet e dëmtuara, shumica raste sociale, menjëherë të dëmshpërblehen, që t’u kthehen paratë e vjedhura dhe kjo kategori e qytetarëve të përfshihet në pakon e pestë (5-të) të Qeverisë”, thuhet në fund të njoftimit./Telegrafi/

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

3 thoughts on “Koalicioni ASH-AAA: Qytetarët përpos dhimbjes për humbjen e të afërmve nga COVID-19, detyrohen të paguajnë shuma të majme për varrim

  • 11/10/2021 at 00:43
    Permalink

    480246 3963How can I attract a lot more hits to my composing weblog? 335339

    Reply
  • 10/14/2021 at 12:10
    Permalink

    Thank you, I’ve recently been looking for info about this subject for ages and yours is the best I have discovered till now. But, what about the bottom line? Are you sure about the source?

    Reply
  • 08/01/2021 at 07:43
    Permalink

    I went over this internet site and I believe you have a lot of superb information, saved to favorites (:.

    Reply

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *