Ngjashmëri mes “6 janarit” në SHBA dhe “27 prillit” në Maqedoni

6 janar 2020 “Kapitol Hill”. 27 prill 2017, Shkup para Parlamentit. Ngjarjet e djeshme në kryeqytetin amerikan ishin shumë të ngjashme me ato që na ndodhën tre vjet më parë. Edhe në djepin e demokracisë, siç përjetohet Amerika, edhe në Maqedoni, faktor kryesor në trazirat ishte dorëzimi i pushtetit. Në përpjekje për të bërë një paralele, ne pyetëm komunikologun Bojan Kordallov se sa lajmet e rreme dhe gjuha e urrejtjes ndikojnë që qytetarët të përdorin dhunën, duke mbrojtur kështu idhujt e tyre politikë.

Përdorimi i gjuhës së urrejtjes, përdorimi i diskriminimit, përdorimi i komunikimit të papërshtatshëm politik kudo në botë, çon vërtet në fenomene të padëshiruara, dhe në atë që quhet ndarje, por edhe dhunë. “Mungesa e kulturës politike çon në ndarje të thella në shoqëri dhe kështu prish sisteme të tëra= Bojan Kordallov, komunikolog.

Kordalov beson se kur rrënjoset virusi i gjuhës së urrejtjes dhe lajmeve të rreme, atëherë edhe shoqëria më rezistuese nënshtrohet. Gjëja më e rëndësishme, thotë ai, është që politikanët të komunikojnë drejt me qytetarët, veçanërisht kur rrjetet sociale janë plot me lajme të rreme, dhe këto janë një armë e fuqishme në politikë. Sipas tij, roli kryesor në parandalimin e gjysmë të vërtetave që vendosen në rrjetet sociale janë mediat tradicionale.

 Mas-mediat luajnë rol kryesor në luftën kundër lajmeve të rreme dhe ato janë bastioni kryesor, që kanë autoritetet dhe qytetarët me qëllim të dalin nga problemet në rritje të paraqitura, nga digjitalizimi dhe lajmet e rreme- Bojan Kordallov, komunikolog.

 Tensionet dhe shpërthimet e zemërimit në Amerikë kanë lindur si rezultat i pretendimit të Trumpit se kundërshtarët politikë vodhën zgjedhjet presidenciale. Tre vjet më parë, thirrjen që mos të rrinë në shtëpi me pantofla, sepse ashtu nuk mbrohet atdheu, e bëri azilkërkuesi politik aktual Nikola Gruevski. Arsyeja ishin gjithashtu tensionet që lindën pas zgjedhjeve të parakohshme. Pastaj pasoi 27 prilli, e më pas vijuan proceset gjyqësore kundër dhjetëra personave për kërcënime terroriste ndaj rendit kushtetues të vendit./alsatm

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *