ASH/AAA: Oliver Spasovski vazhdon të këmbëngul në mentalitetin e tij shovenist

Oliver Spasovski vazhdon të këmbëngul në mentalitetin e tij shovenist, mundohet të bind opinionin se ka të drejtë për diçka që nuk është kompetencë e tij.
Propozues të ligjit për shtetësi është Koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa, mendime as që kemi kërkuar as që do të kërkojmë dhe as që ka të drejtë MPB të jap për ligjin në fjalë.
Spasosvski udhëheq një institucion që diskriminon qytetarët e saj në bazë etnike duke i privuar nga e drejta për të marrë shtetësi.
Ftojmë Ministrin Spasovski të njoftoj opinionin se sa është numri i personave pa shtetësi dhe të heqë dorë nga tendenca për të mjegulluar opinionin me letra dhe mendime të kota, sepse s’kemi nevojë për mendim nga ju.Çfar të themi për Nazim Bushin, përveç se, turp e faqja e zezë që toleron këtë racizëm dhe shovinizëm ndaj shqiptarëve.
Debati dhe të gjitha procedurat për ligjin në fjalë zhvillohen në Kuvend dhe në përputhshmëri me rregulloren e Kuvendit.

Koalicioni
Alenca për Shqiptarët dhe Alternativa

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *