Twitter e përjashton përfundimisht Trump-in

 (Photo by Erin Schaff – Pool/Getty Images)

Kompania amerikane e rrjeteve sociale Twitter e ka përjashtuar përfundimisht presidentin në largim të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.

Kjo kompani konsideron se Trump me shkrimet e tij mund të vazhdojë edhe më tej me nxitje të dhunës, njofton Klan Kosova.

“Pas një rishikimi të ngushtë të cicërimave të fundit nga llogaria e Donald Trump dhe kontekstit të tyre, ne e kemi pezulluar përfundimisht llogarinë për shkak të rrezikut të nxitjes së mëtejshme të dhunës”, ka deklaruar Twitter.

“Në kontekstin e ngjarjeve të tmerrshme këtë javë, ne e bëmë të qartë të mërkurën se shkeljet e rregullave të Twitter, do të rezultonin në këtë mënyrë veprimi”./klankosova

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *