Mungesa e hekurit apo sëmundjet kronike/ Si të dalloni shkakun e anemisë

Anemia është një problem shëndetësor që ka të bëjë me numrin tepër të ulët të rruazave të kuqe të gjakut ose sasinë e ulët të hemoglobinës. Kjo e fundit është një proteinë e pasur me hekur që i bashkëlidhet oksigjenit në mushkëri dhe e transporton atë në çdo ind e qelizë. Shifrat globale të anemisë janë tepër të larta.

Kjo sëmundje prek 1.93 miliardë njerëz ose 27% të popullësisë së botës.

Të dhënat e disponueshme të Bankës Botërore, Organizatës Botërore të Shëndetësisë, UNICEF apo Institutit Të Shëndetit Publik ofrojnë një panoramë të përhapjes së anemisë në vendin tonë. Kështu, në Shqipëri përqindja e grave të prekura nga anemia është 32.8 përqind. Përhapja e anemisë tek gratë shtatzëna është 31%. Të dhënat tregojnë se përhapja e anemisë është më e lartë në zonat rurale se sa në zonat urbane. Megjithatë, ajo ulet me rritjen e e nivelit arsimor të nënës dhe indeksit të pasurisë.

Llojet E Anemisë

Lloji më i përhapur i sëmundjes është ai i shkaktuar nga defiçenca e hekurit. Sëmundja shfaqet kur njeriu nuk ka mjaftueshëm hekur në organizëm ose përthithja e hekurit është e një niveli të dobët.

Lloji i dytë është anemia e shkaktuar nga defiçenca e vitaminave. Sëmundja shfaqet në mungesë të vitaminës B12 apo acidit folik. Anemia aplastike është e rrallë por ndodh kur trupi resht së prodhuari sasi të mjaftueshme të rruazae të kuqe. Një gjë e tillë ndodh si pasojë e infeksioneve, ekspozimit ndaj lëndëve toksike, sëmundjeve autoimunitare dhe substancave narkotike.

Anemia Hemolitike vjen si pasojë e shpërbërjes së rruazave të kuqe në gjak ose në shpretkë. Kjo mund të ndodhë si pasojë e sëmundjeve autoimunitare ose çrregullimeve të trashëguara. Anemia si pasojë e një sëmundje kronike është një pasojë dytësore e sëmundjeve si kanceri, sëmundjet e veshkave, mëlçisë, tiroides, reumatizmës e të tjerë.

Ndryshimi Mes Anemisë Nga Mungesa E Hekurit Dhe Asaj Të Shkaktuar Nga Një Sëmundje Kronike

Anemia si pasojë e një sëmundjeje kronike shfaqet kur metabolizimi i hekurit në organizëm tjetërsohet. Në terma më të thjeshta, trupi hidhet në mbrojtje si pasojë e inflamacionit në sistemit imunitar, gjë që shkakton rënie të hemoglobinës dhe përthithjes së vakët të hekurit. Në këtë rast nivelet e hemoglobinës janë të pandryshueshëm dhe pak më të ulët se normalja që është 9.5 mg/dl.

Për shembull nëse anemia shfaqet si pasojë e një kanceri, qelizat kancerogjene prodhojnë disa substance që dëmtojnë ose shkatërrojnë rruazat e kuqe të gjakut. Anemia nga sëmundjet kronike prek njësoj si femrat ashtu edhe meshkujt. Anemia nga defiçenca e hekurit prek më shumë femrat. Anemia nga sëmundjet kronike nuk trajtohet me suplementë të hekurit.

Çdo sasi hekuri e marrë shtesë mund të jetë e dëmshme në varësi të sëmundjes. Suplementët e hekurit janë të dobishëm vetëm në rastin e anemisë së shkaktuar nga defiçenca e hekurit. Anemia e shkaktuar nga mungesa e hekurit mund të zbulohet falë analizave të gjakut. Megjithatë, janë simptomat që vërehen nga vetë pacientët që tregojnë më shumë për sëmundjen. Siç e përmendëm, lodhja edhe pas gjumit, të ftohtit të vazhdueshëm, zverdhja e duarve dhe këmbëve, ethet dhe plogështia janë disa prej tyre.

Si Trajtohet Mungesa E Hekurit Në Organizëm

Trajtimi i anemisë së shkaktuar nga mungesa e hekurit nis me përmirësimin e regjimit ushqimor.

Burime Të Mira Ushqimore Të Hekurit

Burime të mira ushqimore të hekurit janë: Spinaqi, agrumet, boronicat, gocat e detit, gjalpi i kikirikut, farat e kungullit, fasulet dhe thjerëzat, frutat e thata. Sa i përket suplementëve, ato mund të merren vetëm nëpërmjet mjekut. AgroWeb.org ju këshillon që ushqimet e mësipërme t’i shoqëroni me ushqime me vitaminë C, si agrume, speca, luleshtrydhe etj/AgroWeb

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

19 thoughts on “Mungesa e hekurit apo sëmundjet kronike/ Si të dalloni shkakun e anemisë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *