PANDEMIA DHE ZGJEDHJET NË RMV

Shkruan: Prof. Etem Aziri

Viti që e përcollëm dukshëm na largoi nga përditshmëria politike.Pandemia na futi frigën në palcë.U vu në haresë edhe iniciativa e mjegullt për ndryshimin e sistemit zgjedhorë që paraqet ,,hallkë,, shumë të rëndësishme për demokracitë garuese.Heshtin të gjithë,pozita, opozita,sektori civil dhe ne votuesit e rëndomtë.Heshtje e çuditshme!Pse? Jemi me të vërtetë të kënaqur me sistemin zgjedhorë aktual ose ka diçka që ne si njerëz të rëndomtë nuk e kuptojmë!?Në RMV priten zgjedhjet vendore,ndoshta edhe zgjedhje të përkohëshme parlamentare.Nuk do të jetë diçka befasuese.
Analistët e zgjedhjeve dhe sistemeve zgjedhore heshtin,presin të mbahen zgjedhjet e pastaj para ekraneve televizive ta fascinojnë (si zakonishtë) publikun.Unë ndoshta për herë të fundit do të them dy tre fjalë përmes FB.Definitivishtë sistemi aktual zgjedhorë në RMV,nuk reflekton demokraci dhe është i favorshëm vetëm për partitë më të mëdhaja politike.Vullneti i popullit nuk vjen në shprehje në shkallë të dëshirueshme.Më vitin 2013 në revistën ,,Politiçke perspektive,, dërgova punimin e titulluar ,,Sistemi zgjedhor dhe zgjedhjet në RM:E kaluara,e tashmja dhe svidat e së ardhmes,,.Është fjala për revistë të përbashkët të fakullteteve të shkencave politike të Zagrebit dhe Beogradit me një këshill redaktues ku mernin pjesë personalitete si:Florian Bieber,Havier Bougarel,Eric Gordy,Zvonko Posavec,Zharko Puhovski,Vuçina Vasoviq e shum të tjerë.Sinqerisht asqë ëndronja të publikohet punimi im.Por ja që u botua,ndoshta dhash shumë ,,ryshfet,,.Në punimin në fjalë shpalosa rezulltatet e një hulumtimi të bërë me 500 qytetarë të rëndomtë.Rezulltatet e hulumtimit qartë flisnin se sistemi aktual zgjedhorë dukshëm e devalvon votën elektorale e sidoemos votën shqiptare.Përfundim.Për RMV-në më i përshtatshëm do të ishte ,,sistemi zgjedhorë mazhoritarë,nënvarianti i pari e mer postin.Dhe ende më i mirë një kombinim i sistemit britanik dhe sistemit francez.
Pas gjashtë vite e kam përsërit hulumtimin me po të njëjtat paramatra, rezulltati është përafërsishtë i njëjtë.
Rezulltatet do ti publikoj para jush,edhe pse frigohem shumë

se do të dëshprohen dhe do të hidhërohen shum shokë e miq.Nëqoftëse publikojmë hidhërohen,nëqoftëse nuk publikojmë dëmtohen.Dhe tashti,a u tha diçka e re,diçka që ju nuk e dini?.Definitivishtë asgjë e re.Në RMV është aplikua sistemi mazhoritar,një variant e zbetë e sistemit paralel (sistemit të kombinuar) dhe sistemi proporcional.Çka ka mbet? Sistemi proporcional me lista zgjedhore të hapura ku teritori i shtetit do të paraqiste një njësi zgjedhore!.Kush e afirmon këtë ide? Në bazë të cilave analiza?Kush na konsulton neve si votues.Të përcaktohet një shtet për një sistem të caktuar zgjedhorë në bazë të asaj që shkruhet në libra pa e konsultuar elektoratin është grusht i fortë kundra demokracisë.Ose së paku le të shlyhet nga Kushtetuta se sovraniteti del nga populli dhe i takon popullit.Sistemi zgjedhorë duhet doemos të shpreh vullnetin e popullit jo të partive.
Në Britani në vitin 2011 u mbajt një referendum i pa suksesshëm për ndrimin e sistemit zgjedhor aktual.Në Zvicër sistemi zgjedhor proporcional filloi të aplikohet pas referendumit të suksesshëm të vitit 1919.Së fundi komisioni Mbretëror Britanik qysh në vitin 1910 doli me të dhëna se në botë ekzistojnë afro 300 sisteme zgjedhore të ndryshme.Është vështirë të flitet për sistem të përkryer zgjedhorë.Sisteme të atilla nuk ekzistojnë askund në botë.Për rrethanat tona,sistem zgjedhorë i pranueshëm është sistemi zgjedhorë që do të mundëson një lloj pajtueshmërie shoqërore.Më pak i pranueshëm është për RMV sistemi zgjedhorë që ndihmon tendencat e formimit të partive dominante të cilat në të gjitha aspektet e devalvojnë demokracinë dhe vullnetin e popullit.
Strukturat partiake mundohen me çdo kusht ta përshtatin sistemin zgjedhorë sipas nevojave të tyre.Domethënë ata jan të prirura të krijojnë hapsirë për manipulim të zgjedhjeve.Sartori,një emër i pakontestueshëm i shkencës thotë: ,,Sistemi zgjedhor është instrumenti më konkret politik për manipulim,,.
Shiquar teoretikisht sistemi proporcional duhet të plotëson dy objektiva bazë: të siguron vënde në parlament edhe për partitë më të vogla dhe të minimizon shkuarjen dëm të votave të elektoratit.Në RMV asnjëra objektivë nuk plotësohet.Nga ana tjetër listat e hapura aq të përfolura paraqesin vetëm një makiazh të zbetë.Votuesit i mundësohet të bën radhitjen e kandidatëve sipas preferencave personale por në korniza të listave partiake.Votuesit simbolikisht përcaktohen për ushqimin e preferueshëm të servuar në tryezë.Çdo ushqim jashta tryezës është i ndaluar.Sistemi zgjedhor proporcional liderët e partive i ka shndëru në monark.Çdo gjë rotullohet reth atyre,ata paraqesin shpirtin e kombit.Lidhjet midis elektoratit dhe deputetëve jan shkëputur gatise plotësishtë.Deputetët veprojnë sipas urdhërit të liderit,elektorati e luan rolin e krymbit të mëndafshit.Elektorati është shndëru në maqineri votuese,roli i tyre në politikbërje është i barabartë me një zero të dyfishtë.Ki sistem në RMV definitivishtë i ka mbyll dyert e parlamentit për kandidatët e pavarur,për ata që mendojnë ndyshe nga partitë politike.
Analizat e bëra flasin qartë se sistemi mazhoritar,nënvarianti i pari e mer postin do e kishte kthy demokracinë në RMV në binar pa marë parasysh dobësitë që i reflekton.Niveli i legjitimitetit me siguri nuk do të jetë nën nivelin e asaj që e kan deputetët e zgjedhur sipas sistemit proporcional sot.Së paku sistemi i shumicës në ,,sobranie,,dukshëm më shumë do reflekton vullnetin e popullit dhe do të minimizon tendencat autokratike dhe oligarkike në partitë politike aktuale.Ju lutem bëni një krahasim mes deputetëve në zgjedhjet e para dhe të dyta parlamentare në kuptimin e cilsisë,dhe përbërjeve parlamentare me fillimin e aplikimit të sistemit proporcional e deri më sot.
Dhe për fund,para do vite njëri nga cimerat e ditëve studentore më tha: ,,pse shkruan libra,edhe ashtu askush nuk i lexon,,.Edhe tani direkt ose indirekt miqët ,,qëllim mirë,,më këshillojnë të mos bëj punë të kota.Më thonë se rrjetet sociale janë shumë të rezikshme dhe shërbejnë vetëm për zbavitje,për të humb kohën e tepërt.Përgjigja ime është e shkurtë dhe e qartë,unë jam mbipartiak.Partia ime e vetme janë studentët dhe njerzit qëllimmirë.Le të del një student i vetëm të thot publikisht se unë e kam notuar sipas përkatësisë së tij partiake,se e kam thir në zyrë dhe i kam thënë për cilën parti të voton.Andaj,librat e Etem Azirit le ti lexojnë 10 persona,shkrimet në FB le ti lexon një person i vetëm qëllimi është ari 100%.I respektoj dhe i dua të gjithë,por jam adhurues i Aristotelit,më shumë e dua të vërtetën.Përpara studentëve kur kam ligjëruar për fenë shpesh herë kam thënë,le të mos frigësohen mëkatqarët.Feri do të mbushet me profesorë univerzitar.Ata e dinë të vërtetën por për intresa personale, shum herë interesa të imta nuk e shprehin publikisht.Ajo është mëkatë ndaj njerzisë dhe ndëshkohet nga perendia.

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

364 thoughts on “PANDEMIA DHE ZGJEDHJET NË RMV

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *