Reshje bore në Rrugën e Kombit, paralajmërohen shoferët

Reshjet e dëborës kanë sjellë problemet e para në qarkullimin në Rrugën e Kombit.

Kompania koncesionare ka nisur punën për pastrimin e rrugës me hedhje kripe, ndërkohë që ka këshilluar që shoferët të tregohen të kujdesshëm gjatë qarkullimit.

Gjithsesi në Rrugën e Kombit kalohet pa vështirësi, teksa operacioni për pastrimin e rrugës po kryhet në aksin Fan-Tunel deri në Morinë. Prania e dëborës vihet re nga Tuneli i Kalimashit, në rrethrrotullimin e Kolshit deri në km 60.

Qarkullimi i mjeteve është i lirë deri tani./Express

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

256 thoughts on “Reshje bore në Rrugën e Kombit, paralajmërohen shoferët

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *