Bideni zgjedh shef të CIA-s zyrtarin që mbronte pavarësinë e Kosovës me çdo kusht

Presidenti i zgjedhur amerikan, Joe Biden, ka pëzgjedhur William J. Burns, zyrtar karriere i Departamentit të Shtetit i cili ka drejtuar delegacionin amerikan në bisedimet sekrete me Iranin, për të drejtuar Agjencinë Qendrore të Inteligjencës.

Në një deklaratë të sotme, Bideni tha se Burns “ndan besimin tim të thellë se inteligjenca duhet të jetë apolitike dhe se profesionistët e përkushtuar në inteligjencë që i shërbejnë kombit tonë meritojnë mirënjohjen dhe respektin tonë”, raporton “NYTimes”.

Burn aktualisht është president i organizatës “Carnegie Endowment for International Peace”. Ai ka qenë i zëshëm në besimin e tij se diplomacia amerikane është dëmtuar gjatë administratës Trump.

Kujtojmë se Burns ka shërbyer edhe si Zëvendës Sekretar i Shtetit gjatë presidencës së Barack Obamas, raporton Zeri.info.

Gjatë këtij mandati, në vitin 2012, Burns vizitoi Kosovën ku takoi krerët e atëhershëm institucionalë. zëriinfo/

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

196 thoughts on “Bideni zgjedh shef të CIA-s zyrtarin që mbronte pavarësinë e Kosovës me çdo kusht

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *