Hapet ”Një pikë shërbimi në Kumanovë”, parashihet hapje në tërë komunat

📍Si parim për të qenë sa më afër qytetarëve, Agjenden e këtij viti, do ta nisim me hapjen e Qendrës “Një pikë shërbimi” në qytetin e Kumanovës.

📥Në vazhdim janë paraparë të hapen edhe qendra të tjera të “Një pikë shërbimi” në qytetet Manastir dhe Ohër, si dhe do të vijojnë punimet edhe për hapje të qendrave të tilla në qytetet e tjera brenda territorit të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

📢Vlen të theksojmë se aktualisht, në pikat tona të shërbimeve ofrohen rreth 60 shërbime dhe mbi 800 informacione, ndërsa brenda harkut kohor të këtij viti është paraparë që me plan konkret të rrisim numrin e shërbimeve elektronike të ofruara deri më tani.

Në pikat tona të shërbimeve, qytetarët mund të marrin shërbime siç vijon:
➡️formulari M1/M2;
➡️dhënia e historiatit të marrëdhënieve të punës;
➡️vërtetim për personat e evidentuar si të papunë, vërtetim që përcakton se personit nuk i është shqiptuar dënim për kundërvajtje, ndalesë për kryerje të profesionit dhe veprimtarisë;
➡️aplikim për bursa;
➡️vendim për nostrifikim të diplomave;
➡️dhënia e vërtetimit për shfrytëzim të pensionit;
➡️vërtetim për shfrytëzimin e së drejtës për shtesat e fëmijëve, etj.

🗂Gjithashtu në pikat tona të shërbimeve do të ofrohet ndihmë e caktuar dhe mund të aplikohet për dokumente të tjera, siç janë:
➡️çertifikata për lindje, vdekje dhe kurorëzime;
➡️krijimi i shoqërive me përgjegjësi të kufizuar nga një individ SH.P.K;
➡️kompenzimi i pagës gjatë mungesë në punë për arsye të shtatzanisë dhe lindjes;
➡️kompenzim i mjeteve financiare të harxhuara për barna nga personat e siguruar;
➡️miratim për ndërtim të objekteve të kategorisë së dytë, etj.

📑🕒Nëpërmjet këtij projekti synojmë që të rrisim numrin dhe cilësinë e shërbimeve, si dhe do të reduktojmë kohën e pritjes të qytetarëve nëpër rradhë të gjata për të marrë një shërbim të caktuar.

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

5 thoughts on “Hapet ”Një pikë shërbimi në Kumanovë”, parashihet hapje në tërë komunat

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *