LDK-ja shkon e vetme në zgjedhje, nuk bën koalicion me AKR-në

Lidhja Demokratike e Kosovës nuk do të bëjë asnjë koalicion parazgjedhor për zgjedhjet e 14 shkurtit.

Këtë e ka konfirmuar sot kandidati i LDK-së për kryeministër, Avdullah Hoti, transmeton “Zeri.info”.

Hoti tha se janë në bisedime me AKR-në që ata të futën në listën e LDK-së, por nuk do të bëjnë koalicion parazgjedhor me asnjë parti.

“Ne jemi duke finalizuar përgatitjet për të dorëzuar listën sipas afateve të KQZ-së. Ne shkojmë të vetëm në këto zgjedhje, jemi duke biseduar me AKR-në për t’u futur në listën tonë, por ne shkojmë të vetëm në zgjedhje”, tha Hoti.

Afati i fundit për të paraqitur koalicionin në KQZ do të jetë deri nesër, ndërsa deri tani asnjë parti nuk ka deklaruar koalicion parazgjedhor. /Zëri

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

351 thoughts on “LDK-ja shkon e vetme në zgjedhje, nuk bën koalicion me AKR-në

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *