Qeveria e Maqedonisë miratoi Program për kthimin e mjeteve për blerjen e automobilave për personat me aftësi të kufizuara

Qeveria sot miratoi Program për kthimin e mjeteve të paguara si detyrime doganore, tatim mbi vlerën e shtuar dhe akciza për blerjen e automobilave për persona me aftësi të kufizuara fizike të rënda dhe më të rënda, persona me çrregullime mentale mesatare, të rënda dhe të thella për persona plotësisht të verbër me shoqërues dhe për personat plotësisht të shurdhër për vitin 2021.

“Ky program synon të sigurojë qasje më të lehtë në automobil për këta përdorues, me këtë edhe lëvizshmërinë e tyre më të lehtë dhe përfshirjen sociale në bashkësi”, thuhet në kumtesën nga seanca e 38-të e qeverisë.

Përveç kësaj, me propozim të Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale në seancën e sotme të Qeverisë u miratuan Projekt Programi për ndërtimin, pajisjet dhe mirëmbajtjen e objekteve të mbrojtjes sociale dhe shtëpive për të moshuarit për vitin 2021, si dhe Projekt programin për ndërtimin, pajisjen dhe mirëmbajtjen e objekteve për mbrojtjen e fëmijëve për vitin 2021.

“Ky program rregullon financimin për ndërtimin, pajisjen dhe mirëmbajtjen e objekteve të mbrojtjes sociale dhe shtëpive për të moshuarit për vitin 2021, si dhe ndërtimin dhe pajisjen e kopshteve për fëmijë, si pjesë e projekteve kapitale dhe si pjesë e strategjisë së investimeve në mbrojtja e fëmijëve në zhvillimin e hershëm të fëmijërisë dhe kujdesi për kategoritë e ndjeshme shoqërore”, informon shërbimi shtetëror për media

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

513 thoughts on “Qeveria e Maqedonisë miratoi Program për kthimin e mjeteve për blerjen e automobilave për personat me aftësi të kufizuara

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *