Rikthehen fluturimet në Aeroportin e Prishtinës

Agjencia e Shërbimeve të Navigacionit Ajror (ASHNA), njofton se sot gjatë ditës, për shkak të vërshimeve nga të reshurat e shiut, një nga pajisjet e navigimit (DVOR/DME) ka dalë nga funksioni si pasoj e depërtimit të ujit në këtë pajisje.

Përmes një njoftimi ASHNA-ja ka bërë të ditur se pas intervenimit nga ana e ekipeve të Departamentit Teknik në ASHNA, pajisja në fjalë është kthyer ne funksion rreth orës 19:00.

“Për shkak të mosfunksionimit të kësaj pajisje operimet në ASHNA kanë qenë të suspenduara gjatë një pjese të ditës, ndërkaq nga ora 19:00 operimet kanë filluar të realizohen sipas orarit të planifikuar”, thuhet në njoftim. /Zëri

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *