Qoku: Rregullimi i Maqedonisë së Veriut bëhet vetëm me prishjen e saj.

Nuk ka shtet në Evropë që Status quoja politike, e ashtuquajtur, stabilokraci, është më e investuar dhe subvencionuar nga komuniteti ndërkombëtar sa në Maqedoninë e Veriut. Nuk është etiketë të konstatosh se MV është një krijesë artificiale dhe paradoksalisht çdo progres pozitiv në rregullimin shtetëror, çdo reformë rrënjësore do të nënkuptonte njëherazi edhe regres. Shkurt e shqip, rregullimi i MV bëhet vetëm me prishjen e saj. Nisur nga kjo perspektivë, çdo ligj, çdo ndryshim ligji apo amendim kushtetute, do të bëhej vetëm e vetëm në rast se këto ndryshime apo amendime do ishin në funksion të kësaj status quo-je politike. Rrjedhimisht dhe sidomos kjo vlen veçanërisht për ligjin dhe rregullimin e regjistrimit të popullsisë. Me gjendjen aktuale të politikës shqiptare, nuk do të ketë kurrë një ligji, të asnjë lloji, me të cilin shqiptarët do të trajtoheshin barabartë me qytetarët sllavë, sepse kjo do të nënkuptonte prishjen e status quosë, pra prishjen e kësaj krijese artificiale shkruan Bekim Qoku.

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

59 thoughts on “Qoku: Rregullimi i Maqedonisë së Veriut bëhet vetëm me prishjen e saj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *