Një javë para ceremonisë së inaugurimit të Biden-it/ Washington-i rrit masat e sigurisë

Një javë para ceremonisë së inaugurimit të presidenti të zgjedhur të SHBA-ve, Joe Biden, më 20 janar, masat e sigurisë në kryeqytetin Washington janë rritur.

Në ceremoninë që do të mbahet para Kongresit më 20 janar, forcat lokale dhe federale të sigurisë u vunë në gatishmëri të lartë në kryeqytetin Washington, për shkak të shqetësimeve se disa grupe mund të organizojnë protesta të armatosura dhe grupet e opozitës mund të përplasen.

Gjithashtu edhe për mbrojtjen e ndërtesës së Kongresit janë vendosur qindra anëtarë të Gardës Kombëtare, në Kongres dhe përreth.

Gjithsej pesë njerëz humbën jetën pasi mbështetësit e presidentit në largim të SHBA-ve, Donald Trump, rrethuan ndërtesën e Kongresit në Washington, duke tejkaluar policinë për të hyrë brenda përmes dyerve dhe dritareve të thyera. Midis të vdekurve ishte oficeri i Policisë së Kongresit, Brian Sicknick./tch

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

10 thoughts on “Një javë para ceremonisë së inaugurimit të Biden-it/ Washington-i rrit masat e sigurisë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *