Përfundoi pa konkluzion debati mbi propozim-ligjin për regjistrimin e popullsisë

Kuvendi shteri debatin mbi propozim-Ligjin për regjistrimin e popullsisë. Por ligji nuk u miratua për shkak të mungesës së kuorumit, pasi nuk ishin prezentë disa deputetët të shumicë parlamentare. Debati i zhvilluar gjatë ditës u koncentrua kryesisht në keqpërdorimin e yllit Evropian dhe tendencat e pushtetit për ta miratuar ligjin me debat të kufizuar.

“U munduam që me amendamente ta përmirësojmë rregullativën ligjore, por meqë nuk u pranua asnjë prej tyre, çfarë vlere ka ky ylli Evropian? Për dy muaj keni miratuar gati 20 ligje me yllin Evropian. Rekord i paparë- deklaroi Gordana Siljanovska, Deputete e VMRO-DPMNE-së.
Shumica parlamentare konsideron se deklaratat e kreut të opozitës maqedonase, Hristijan Mickoski se nuk do ta njeh rezultatin e regjistrimit minojnë procesin dhe rrezikon realizimin e tij.

“Me këtë neve para kohe e vëmë në pikëpyetje procesin. Ne duhet të kontribuojmë që proceset përfshi edhe regjistrimin të jenë sa më shumë të pranueshëm dhe jo të kontestueshëm- Kastriot Rexhepi, Deputet i Lëvizjes Besa.
Propozim-Ligjin për regjistrimin e popullsisë do ta mbështesë edhe opozita shqiptare. VMRO-DPMNE-ja dhe partia E Majta janë kundër procesit të regjistrimit të paraparë me këtë ligj. Regjistrimi popullsisë planifikohet të realizohet nga 01-21 prill, ndërsa do të përfshijë popullsinë, amvisëritë dhe banesat. Shtetasit të cilët nuk kanë qenë në Maqedoni të Veriut për më tepër se 1 vit do të regjistrohen si jo rezident.

 

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

3 thoughts on “Përfundoi pa konkluzion debati mbi propozim-ligjin për regjistrimin e popullsisë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *