22 vite nga masakra Reçakut, ku u vranë 45 shqiptarë të pafajshëm, Osmani: Bota t’i kthejë sytë nga këto dëshmi të qarta

Sot është 22 vjetori i ditës së një prej masakrave më të mëdha që ushtria serbe kreu ndaj popullsisë Kosovë, ku humbën jetën 45 shqiptarë.

Masakra e Reçakut u dëshmua nga misioni i OSBE-së në Kosovë dhe solli ndërhyrjen e NATO-s, në konfliktin mes kosovarëve dhe serbëve.

Shefi i misionit të OSBE-së, William Walker kishte ngritur shqetësimin për krimet kundër njerëzimit që po kryheshin në Kosovë, gjë që solli ndërhyrjen e misionit ushtarak ndërkombëtar, i cili solli më pas edhe tërheqjen e forcave serbe nga Kosova.

Në përkujtim të kësaj dite në varrezat e Reçakut kanë shprehur nderimet e tyre të gjithë liderët vendas.

Kreu i LVV-së, Albin Kurti ka bërë homazhe në Reçak së bashku me ushtruesen e detyrës së presidentit, Vjosa Osmanin. Osmani ka bërë thirrje që bota t’i kthejë sytë nga Kosova duke thënë se ka dëshmi të gjalla të krimeve që janë bërë atje.

“Kërkojmë që bota t’i kthen sytë nga këto dëshmi të qarta, Serbia ishte ajo që e udhëhoqi gjithë atë luftë, e për fat të keq duke mos kërkuar falje e duke mos lejuar drejtësinë për këto krime, dëshmon që ende po dominon kjo mendje gjenocidale”, tha Osmani.

 

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

138 thoughts on “22 vite nga masakra Reçakut, ku u vranë 45 shqiptarë të pafajshëm, Osmani: Bota t’i kthejë sytë nga këto dëshmi të qarta

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *