Alexei Navalnyn në listën e më të kërkuarve nga Rusia

Rusia ka vendosur liderin e opozitës,  Alexei Navalny në listën e personave më të kërkuar.

Lajmin e ka bërë të ditur avokati i Navalnyt, Vadim Kobzev duke shtuar se, ky vendim nuk i shtyn planet e tij për t’u kthyer në Rusi në këtë fundjavë.

Kritiku i hapur i Kremlinit, i cili është aktualisht në Gjermani, ka njoftuar se më 17 janar do të kthehet në vendlindje.

“Çështja nëse do të kthehem apo jo nuk qëndron te unë. Thjesht sepse nuk u largova. Unë përfundova në Gjermani, pasi kisha mbërritur në kujdesin intensiv. Më 17 janar, e diel, do të kthehem në shtëpi. Ejani të më përshëndetni”, ka njoftuar ai në Tëitter.

Njoftimi i Navalnyt vjen një ditë pasi Shërbimi Federal i Burgjeve i Rusisë (FSIN), ka kërkuar që ai të zëvendësojë dënimin me kusht në çështjen Yves Rocher me burgim efektiv.

Përpjekjet e mëparshme të FSIN-it për të rrëzuar dënimin me kusht të Navalnyit dhe burgimin e tij, u refuzuan nga një gjykatë në Moskë në vitin 2017. Navalny u sëmur gjatë një fluturimi nga Tomsk për në Moskë, në gusht të vitit 2020 dhe u vendos në një gjendje kome në një spital në Siberi, para se të transferohej në Gjermani.

Testet laboratorike të kryera në Gjermani, Francë dhe Suedi kanë vërtetuar se Navalny ishte helmuar me një agjent nervor të klasës Novichok, një rezultat i konfirmuar edhe nga Organizata Ndërkombëtare për Ndalimin e Armëve Kimike.

Pas helmimit të tij, Bashkimi Evropian vendosi sanksione ndaj gjashtë zyrtarëve rusë dhe një instituti kërkimor shtetëror. Kurse autoritetet ruse pretenduan se asnjë gjurmë helmi nuk është gjetur në trupin e Navalny, para se ai të transferohej në Gjermani dhe kanë refuzuar të hapin një hetim penal për incidentin. Ai ka akuzuar presidentin Vladimir Putin, për urdhërimin e helmimit, një pretendim i hedhur poshtë nga Kremlini.

 

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

40 thoughts on “Alexei Navalnyn në listën e më të kërkuarve nga Rusia

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *