Kur fillon shpërndarja e 222 milionë eurove?

Qeveria në detyrë e Kosovës, javën e ardhshme do të fillojë së zbatuari masën e parë nga Programi i rimëkëmbjes ekonomike, që u prezantua të premten nga kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti.

Kjo masë arrin vlerën prej 6.5 milionë eurosh që përfitojnë të vetë-punësuarit, (avokatët, rrobaqepësit, këpucëtarët, etj) që llogariten të jenë deri në 21 mijë, të cilët nuk kanë përfituar nga pakoja e kaluar, tha për Radion Evropa e Lirë, ministrja në detyrë e Financave, Hykmete Bajrami.

Pas kësaj, për muajin janar do të shpërndahen edhe shtesat për pagat e punëtorëve të sektorit të Shëndetësisë dhe atyre të Policisë së Kosovës. Me rritje prej 30 eurosh, në këtë muaj do t’i marrin pensionet e tyre qytetarët mbi moshën 65 vjeç, që përfitojnë më pak se 100 euro në muaj. Edhe skemat sociale për këtë muaj do të shpërndahen të dyfishuara.

Zbatimi i masave tjera varet nga caktimi i kritereve nga ministritë përkatëse.

Bajrami tha se në bazë të Gjykatës Kushtetuese, qeveria është në detyrë deri në krijimin e qeverisë së re, kështu që, sipas saj, qeveria aktuale ka të gjitha kompetencat ligjore, për zbatimin e buxhetit të këtij viti.

Masat që kemi shpërndarë të premten, ky është planifikim sepse edhe buxheti është projeksion, pra mjetet qysh vijnë në buxhet edhe shpenzohen”, tha Bajrami.

Florent Spahija, ekspert ligjor në Institutin Demokratik të Kosovës, thotë për Radion Evropa e Lirë se ky vendim mund të zbatohen pasi ka qenë në kuadër të Ligjit për buxhetin e Kosovës, që është miratuar nga deputetët e Kuvendit të Kosovës, dhe se ligji është në fuqi. zëriinfo/

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

40 thoughts on “Kur fillon shpërndarja e 222 milionë eurove?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *