Ministria e Arsimit do të vijojë deri më 20 janar diskutimin për “konceptin e ri” në arsimin fillor

Deri më 20 janar, Ministria e Arsimit do të pranojë komentet mbi Konceptin e ri për arsimin fillor. Siç tha Carovska, pas këtij afati do të nisin debatet me të gjithë ata që janë përfshirë në këtë proces për të sqaruar dilemat rreth reformave të reja. Carovska tha se komentet e deritanishme nuk kundërshtojnë konceptin e ri po shprehin frikë për integrimin e lëndëve. Sipas Carovskës, për të pasur përfaqësim territorial dhe për të dëgjuar mendimin e komunave, në dy javët e ardhshme do të zhvillohen takime me prani fizike me një mësues i cili do të përcjellë mendimet e kolektivit të shkollës.

Integrimi në tema të ndryshme për të parë rezultatet e nxënësit i trembi mësuesit dhe tani, siç e shpjegojmë më tej, frika gradualisht po zvogëlohet. Formalisht-ligjërisht, ne nuk kemi një debat publik sepse po flasim për diçka që është miratuar si ligj – Ligji për Arsimin Fillor, i cili e parashikon këtë koncept dhe me propozimin e Byrosë miratohet nga Ministri i Arsimit. Sidoqoftë, për shkak të parimeve demokratike që unë personalisht i respektoj, dhe si Qeveri, besoj se në fund Kuvendi do të diskutojë me të gjitha palët e interesuara dhe do të marrë një vendim se çfarë është e pranueshme, çfarë nuk është e pranueshme dhe në cilin drejtim do të vazhdojmë’ deklaroi Mila Carovska, ministre e Arsimit./alsatm

 

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

2 thoughts on “Ministria e Arsimit do të vijojë deri më 20 janar diskutimin për “konceptin e ri” në arsimin fillor

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *