Moti nesër dhe pasnesër me erë dhe dëborë në pjesët jugore dhe veriore

Moti nesër do të jetë pjesërisht i vranët me periudha të herëpashershme me diell. Në mëngjes në pjesët jugore të vendit do të ketë reshje të herëpashershme të borës. Do të fryjë një erë mesatare, herë pas here e fortë në veri, informon Administrata Hidrometeorologjike. Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej -10 deri në 1 gradë, dhe maksimumi do të arrijë në -4 deri në 3 gradë. Në Shkup moti do të jetë mesatarisht i vranët me periudha të shkurtra me diell. Do të fryjë një erë mesatare, herë pas here e fortë në veri. Temperatura minimale do të ulet në -4, dhe maksimale do të arrijë 0 gradë. Do të ketë reshje lokale dëbore të Dielën në fund të ditës, veçanërisht në pjesët veriore. Nga e hëna do të mbizotërojë mot i qëndrueshëm dhe i thatë dhe deri të martën temperaturat ditore në pjesën më të madhe të vendit do të jenë nën zero.

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

36 thoughts on “Moti nesër dhe pasnesër me erë dhe dëborë në pjesët jugore dhe veriore

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *