Norvegji, efektet anësore të vaksinës kundër Covid-19 mund të kenë shkaktuar vdekje

Autoritetet në Norvegji njoftuan se kanë ndërruar jetë të paktën 23 persona që morën dozën e vaksinës Pfizer/BioNTech kundër COVID-19, 13 prej të cilëve “ndoshta janë të lidhura me efektet anësore të vaksinës”, transmeton Anadolu. Sipas Agjencisë Norvegjeze të Barnave (NoMA), të gjithë 13 individët ishin të moshës mbi 80-vjeçare.

NoMA theksoi se efektet anësore nga vaksina Pfizer/BioNTech, të tilla si ethe dhe të përziera, ndoshta kanë çuar në vdekjen e disa pacientëve më të moshuar. Mediat lokale raportojnë se drejtori mjekësor i agjencisë NoMA, Steinar Madsen, theksoi se midis 13 viktimave, në nëntë raste u regjistruan efekte anësore serioze, ndërsa në shtatë raste efekte anësore më pak të rënda.

Norvegjia filloi vaksinimin kundër pandemisë muajin e kaluar, menjëherë pasi vaksina Pfizer/BioNTech u miratua nga Agjencia Evropiane e Barnave (EMA). Sipas të dhënave nga “OurWorldInData” me seli në Mbretërinë e Bashkuar, e cila ndjek vaksinimin kundër pandemisë, deri më tani në Norvegji rreth 33 mijë persona kanë marrë dozën e parë të vaksinës. Shifrat e fundit tregojnë së që nga shpërthimi i pandemisë në Norvegji janë konfirmuar 57.736 raste të koronavirusit, përfshirë 511 viktima.

 

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *