Për të përballuar pasojat e Brexit, BE u ndan miliona euro shteteve anëtare

Komisioni Evropian paraqiti një propozim mbi alokimin e ndihmës financiare për shtetet anëtare nga fondi i BE-së për zbutjen e ndikimit nga Brexit.

Nga 4.2 miliard euro në fondet totale që pritet të paguhen në vitin 2021, Sllovenia do të marrë 3.2 milionë euro, raporton agjencia e lajmeve sllovene STA.

Fondet do të shpërndahen në bazë të pasojave të pritura të Brexit në ekonomitë e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian.

Qëllimi i kësaj mbështetje financiare është të ndihmojë vendet e goditura më rëndë dhe sektorët ekonomikë, kompanitë dhe qeveritë lokale për të kapërcyer pasojat ekonomike dhe sociale të daljes së Britanisë së Madhe nga BE.

Shuma e parashikuar për Slloveninë është më e vogla në bllokun me 27 anëtarë, sipas një tabele të botuar këtë javë nga komisionarja evropiane për Kohezion Eliza Ferreira, sipas STA.

Më së shumti do t’i ndahet Irlandës, mbi një miliard euro, pasuar nga Holanda (757 milionë euro), Gjermania (455 milionë) dhe Franca (420 milionë euro).

Propozimi i Komisionit duhet të miratohet nga shtetet anëtare dhe Parlamenti Evropian.

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *