Rreth regjistrimit të popullsisë në prag

Shkruan Bekim Qoku

Minoriteti politik nuk është koncept sasior, matematikor. Ai është gjendje politike e një mendësie foshnjore. Si komunitet politik mund të përbësh 60% të popullsisë dhe megjithatë të të trajtojnë si minoritet. Ne shqiptarët e MV nuk jemi minoritet se jemi pak si numër, por jemi pak sepse, sipas autorit të Çështë iluminizmi, jemi të paaftë për ta vënë në përdorim intelektin pa na drejtuar dikush tjetër.

Janë fakte të thëna e të stërthëna, por megjithatë duhet përmendur shpesh:
Retoromanët me 0.6 përqind janë si komunitet me të drejta të barabarta kushtetuese me komunitetin gjermanofolës që përbën 66% të popullsisë së Zvicrës. Serbët në Kosovë, të bardhët në Apart’heidin Jugoafrikan, Alevitët në Siri etj.

Për shkak të kapacitetit të ulët politik dhe paaftësisë intelektuale autonome, sado i madh të jetë numri i shqiptarëve në MV, të tjerëve gjithmonë do t’ua japin përshtypjen se janë shumë pak në numër. Më keq se kaq, këtë përshtypje, përveç që e shkakton organizimi inferior politik i tyre, e ndihmon edhe Tirana dhe Prishtina zyrtare. Pra, para se të na trajtojnë të tjerët si minoritarë, ne e përulim veten si tillë.

Politika nuk është shkencë dhe statistika, ajo është fuqi dhe pushtet. Andaj, rezultati i çdo cenzusi apo regjistrimi i popullsisë dhe pasurisë do të figurojë gjithmonë kapacitetin politikë të shqiptarëve dhe jo atë statistikor.

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

15 thoughts on “Rreth regjistrimit të popullsisë në prag

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *