Shumë yje të muzikës do të performojnë në ceremoninë e inaugurimit të Biden

Tashmë janë bërë të ditur emrat e këngëtarëve që do të performojnë në ceremoninë e inaugurimit të presidentit të zgjedhur amerikan Joe Biden më 20 Janar. Lady Gaga dhe Jennifer Lopez do të interpretojnë gjatë ceremonisë.

Lady Gaga do të këndojë himnin kombëtar të SHBA-së, ndërsa Jenifer Lopez do të paraqitet me interpretim muzikor. Ceremonia e betimit do të mbahet me pjesëmarrjen e një numri të kufizuar të njerëzve për shkak të pandemisë së koronavirusit dhe pas incidenteve në ndërtesën e Kongresit Amerikan më 6 janar.

Jon Bon Jovi, Justin Timberlake dhe Demi Lovato do të interpretojnë gjithashtu në ceremoninë e inaugurimit, në të cilën moderator do të jetë aktori i famshëm amerikan Tom Hanks. Ditën e ceremonisë, 21 mijë pjesëtarë të Gardës Kombëtare do të shërbejnë në kryeqytetin Washington, ku masat e sigurisë janë ngritur në nivelin më të lartë.

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

3 thoughts on “Shumë yje të muzikës do të performojnë në ceremoninë e inaugurimit të Biden

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *