Studimi: Rreth 700 mijë persona janë larguar nga Londra për shkak të pandemisë

Sipas një studimi qindra mijëra njerëz janë larguar nga Britania e Madhe për shkak të efekteve të pandemisë në ekonomi.

Ekziston një eksod i paparë i punëtorëve të lindur jashtë Britanisë së Madhe”, thanë studiuesit nga Qendra e Ekselencës e Statistikave Ekonomike të Londrës.

“Duket se shumë nga barra e humbjes së punës gjatë pandemisë ka rënë mbi punëtorët jobritanikë dhe është manifestuar në migracionin e kthimit sesa në papunësi”, thanë autorët, studimi i të cilëve bazohet në të dhëna të tregut të punës.

Trendi ishte veçanërisht i dukshëm në Londër, ku një në pesë banorë është i huaj.

”Popullsia e kryeqytetit ra me 700 000 persona”, theksoi studimi, duke shtuar se ”në shkallë kombëtare shifra mund të jetë më shumë se 1,3 milionë”.

”Nëse këto shifra janë të sakta, kjo është rënia më e madhe e popullsisë britanike që nga Lufta e Dytë Botërore”, sipas studimit.

Asnjë provë nuk sugjeron që një numër i ngjashëm i britanikëve që jetojnë jashtë shtetit po kthehen në vend.

 

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

203 thoughts on “Studimi: Rreth 700 mijë persona janë larguar nga Londra për shkak të pandemisë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *