Tërmete të forta goditën Indonezinë dhe Guatemalën. 42 të vdekur

Të paktën 42 njerëz janë vrarë dhe qindra janë plagosur në një tërmet me madhësi 6.2 ballë që tronditi sot ishullin indonezian të Sulawesi. Agjencia meteorologjike e vendit ka paralajmëruar për një rrezik të tronditjeve të mëtejshme, të cilat mund të shkaktojnë një tsunami. Tërmeti shkaktoi gjithashtu rrëshqitje dherash, rrënime urash dhe dëmtime të më shumë se 60 shtëpive, dy hoteleve dhe zyrës së guvernatorit të provincës. Gati 15,000 njerëz janë evakuuar në strehimoret e përkohshme. Një tërmet i fortë me një madhësi prej 5.9 goditi sot kryeqytetin e Guatemalës. Shërbimi Gjeologjik i SHBA tha se epiqendra ishte në brigjet e Paqësorit, 4.7 kilometra në jugperëndim të Camperica, në një thellësi prej 10 kilometrash.

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

139 thoughts on “Tërmete të forta goditën Indonezinë dhe Guatemalën. 42 të vdekur

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *