Zidan: Jeta është e tillë, nuk mund të fitosh gjithmonë

Trajneri i Real Madridit, Zinedin Zidan, ka folur pas disfatës së pësuar nga Atletik Bilbao, në kuadër të gjysmëfinales së Superkupës së Spanjës.

“Nuk është një dështim. Dështim është kur nuk provon, të mos japësh gjithçka në fushë. Jeta është e tillë, nuk mund të fitosh gjithmonë. Ajo që ne gjithmonë përpiqemi të bëjmë është të fitojmë, por ju nuk mundeni gjithmonë ta arrini atë.Ne patëm një ecuri të mirë të rezultateve dhe tani janë dy barazime dhe një humbje. Ne duhet të vazhdojmë të punojmë për të ndryshuar dinamikën shpejt. Eden Hazard duhet të rifitojë vetëbesimin, të luajë një lojë të mirë, të shënojë një gol, diçka ndryshe. Ne e dimë se çfarë futbollisti është ai dhe duhet të jemi të durueshëm, por ai po punon. Ne jemi me të, duhet të jemi të durueshëm”, tha mes tjerash Zidan.

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *