Dëshmitari i Hagës, Fadil Syleviqi gjendet i vdekur në mal, afër liqenit të Badovcit
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.
“Sot, më 15.01.2021, pak pas orës 14:00, policia është njoftuar për një rast që ka ndodhur në rrugën që shpie nga Mati për te liqenin e Badovcit, ku një person dyshohet se është pa shenja jete. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, ka kontaktuar familjarët e personit, si dhe ka ftuar prokurorin e shtetit dhe ekipet e mjekësisë urgjente”, ka thënë Krasniqi.
Ne vendngjarje mjekët kanë konstatuar se trupi i viktimës është i pajetë. Viktima është: F.S, mashkull. Ekipe të hetuesisë dhe krim-teknikës edhe në këto momente janë duke shikuar vendin e ngjarjes. Për informata të reja do t’ju njoftojmë me kohë”, ka deklaruar Krasniqi.
Për këtë rast është deklaruar edhe Kryeprorkuroi i Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Kujtim Munishi.
Munishi ka treguar se prokurori është nisur për në vendngjarje për të parë se çfarë ka ndodhur.
“Prokurori është nisur në vendin e ngjarjes për të parë se çfarë ka ndodhur. Policia është në vendin e ngjarjes. Ai është gjetur diku në mal i vdekur”, ka thënë Munishi.
“Është gjetur i vdekur në mal”, kryeprokurori flet për Fadil Syleviqin
Një person është gjetur i vdekur sot në mal, në afërsi të Liqenit të Badovcit. Në media u raportua se bëhet fjalë për ish-zyrtarin e Policisë së Kosovës, Fadil Syleviqin.
Për këtë rast është deklaruar edhe Kryeprorkuroi i Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Kujtim Munishi.
Munishi ka treguar se prokurori është nisur për në vendngjarje për të parë se çfarë ka ndodhur.
“Prokurori është nisur në vendin e ngjarjes për të parë se çfarë ka ndodhur. Policia është në vendin e ngjarjes. Ai është gjetur diku në mal i vdekur”, ka thënë Munishi për Kallxo.
Ndryshe, Syleviqi ka qenë i thirrur si dëshmitar nga Tribunali Special në Hagë. botasot/