SHBA ashpërson masat! Nga 26 janari kushdo që hynë në vend, me test negativ me vete

Njoftimi është bërë  nga Ambasada Amerikanë në Tiranë, e cila lajmëron të gjithë qytetarët që dëshirojnë të udhëtojnë drejt SHBA duket të ketë test negativ për OCVID-19 me vete.

“Nga 26 janari, nëse udhëtoni me avion nga një vend tjetër drejt SHBA, ju duhet të paraqisni një rezultat negativ testi COVID-19 ose prova që e keni kaluar COVID-19 përpara se të udhëtoni”, thuhet në njoftimin e Ambasadës.

“Ky urdhër do të zbatohet për të gjithë pasagjerët që udhëtojnë përmes linjave ajrore, nga 2 vjeç e lart, që udhëtojnë në SH.B.A., përfshirë qytetarët e SH.B.A.-së dhe banorët e përhershëm të ligjshëm”, thuhet në njoftim.

“Testohuni jo më shumë se 3 ditë para nisjes së fluturimit tuaj për në SH.B.A. Sigurohuni që të testoheni me një test viral (NAAT ose test antigjeni) për të përcaktuar nëse aktualisht jeni të infektuar me COVID-19. Sigurohuni gjithashtu që të merrni rezultatet tuaja para nisjes së fluturimit dhe të keni dokumentacionin e rezultateve tuaja për t’i treguar para flutirimit”.

COVID është shumë i përhapur në SHBA, me më shumë se 22 milion raste të raportuara deri më tani, duke dhe më shumë se 375,000 viktima. Masat e reja janë krijuar për të parandaluar udhëtarët që të sjellin forma më të reja të virusit për të cilat shkencëtarët thonë se mund të përhapen më lehtë. Urdhri zbatohet për shtetasit  amerikan dhe udhëtarët e huaj. tch/

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *