Temperatura të ulëta, njihuni me parashikimin e motit për sot
Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe kohë pas kohe me diell. Paradite në pjesët jugore të vendit do të ketë reshje të kohëpaskohshme të borës. Do të fryjë erë mesatare, kohë pas kohe më e përforcuar nga drejtimi verior, informoi Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike. Temperatura maksimale do të lëvizë nga minus 4 deri në 3 gradë Celsius.